Këshilli i Prokurorëve nesër vendos për shkarkimin e Janevës

Maqedonia

Këshilli i Prokurorëve nesër vendos për shkarkimin e Janevës

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 21:54
Katica Janeva

Këshilli i Prokurorëve Publik do të mblidhet sërish nesër për të diskutuar rreth punës së prokurores speciale, Katica Janeva.

Në mbledhjen që do të filloj nesër në orën 10, këshilli duhet të sjell vendim nëse do të nis  procedurë për shkarkimin e Janevës, për punë joprofesionale dhe të pamatur.

Këshilli ka diskutuar rreth kësaj çështje edhe gjatë mbledhjes së të martës, megjithatë në mbledhjen që zgjati rreth 8 orë nuk arritën që të sjellin një vendim për shkarkimin e Janevës.

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Kole Shterjev, mbrëmë pas mbledhjes, deklaroi se për shkak të vëllimit të materialit që duhet të shqyrtohet, vendimi do të sillet në seancën e ardhshme. Ai tha se seanca ka zgjatur jashtëzakonisht shumë, për shkak se për herë të parë përballen me situatë ku një shef i Prokurorisë Publike arrestohet.

““Të enjten në orën 10 do të vazhdojmë me seancën dhe Këshilli do të vendos, do të sjell vendim adekuat dhe të njëjtën ditë do të jeni të informuar. Ai vendim duhet të jetë i përgatitur mirë sepse do të shkoj në Kuvend dhe për ato arsye nuk mundemi tani në këto kushte, pas një dite të tërë punë, të sjellim vendim të menjëhershëm”, tha Kole Shterjen, kryetari i Këshillit të Prokurorëve.

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Prokurorëve mori pjesë edhe prokurorja për ndjekjet e krimit të organizuar dhe korrupcionit, Vilma Ruskovska, e cila ka prezantuar dëshmitë për rastin “Zhvatja”, si dhe dëshmitë për dëshmitarët që deri më tani ka mbledhur kjo prokurori, proces verbale për pranimin e padisë penale nga njëri dëshmitar si dhe bisedat e inçizuara.

Pasi që Këshilli t’i shqyrtojë dokumentacionet e prokurorisë, do të duhet të formojë mendim dhe ta njoftojë Parlamentin për idenë e shkarkimit eventual. Parlamenti do ta thotë fjalën kryesore në Komisionin për zgjedhje dhe emërime e pastaj edhe në seancë plenare ku për shkarkimin e Janevës do të duhet të votojnë 80 deputetë, dhe po aq do të duhet të votojnë edhe për emërimin e një ushtruesi të detyrës shef i PSP-së. Përveç dy të tretave të votave të deputetëve, duhet të respektohet edhe parimi i badenterit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat