Mançevski: Teknologji të reja edhe në miniera

Maqedonia

Mançevski: Teknologji të reja edhe në miniera

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 17:28
Damjan Mançevski

Teknologjitë e reja duhet të futen masivisht edhe në miniera, ndërsa ESM dhe TEC Manastir si ndërmarrje shtetërore kanë si mundësi dhe detyrë të jenë udhëheqës në prezantimin e teknologjive të reja, tha Ministri për Shoqëri Informative dhe Administratë, Damjan Mançevski.

Mançevski kujtoi se mbështetja e qeverisë për minatorët dhe minierat është e madhe dhe e dukshme dhe se do të jetë e tillë edhe në të ardhmen.

“Në vend ka rreth 100 miniera aktive dhe kjo e bënë këtë që të jetë një nga shtyllat bazë të ekonomisë sonë. Me qëllim të mbështetjes së minierave Qeveria ka marrë hapa konkret për përmirësimin e kushteve për punë, ndërsa TEC Manastir, që nga fillimi i mandatit tonë punojmë në sigurimin e të ardhmes së qëndrueshëm dhe të dukshme të kombinatit”, tha Mançevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat