Në Tabanoc pritet deri në 45 minuta

Maqedonia

Në Tabanoc pritet deri në 45 minuta

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 10:14
Ilustrim

Siç njoftojnë nga LAMM, pritjet për dalje nga vendi në vendkalimin kufitar ‘Tabanoc’ janë prej 30 deri 45 minuta.

Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Komunikacioni po zhvillohet nëpër korsi të thata ndërsa dendësia në komunikacion jashtë qyteteve është rritur.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.

Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat