Bllokohet tërësisht qarkullimi nga Bit Pazari në drejtim të QT Mavrovasja

Maqedonia

Bllokohet tërësisht qarkullimi nga Bit Pazari në drejtim të QT Mavrovasja

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 11:51
Bit Pazari

Prej orës 08:00 të mëngjesit dhe deri nesër në orën 08:00, për shkak të realizimit të fazës përfundimtare të rekonstruimit e bulevardit “Krste Misirkov” në drejtim të Qendrës – nga qarkorja e Bit Pazarit deri në udhëkryqin me bulevardin “Goce Dellçev” qarkullimi do të mbyllet tërësisht.

Gjatë gjithë kësaj periudhe do të aplikohet regjim i përkohshëm i komunikacionit, i cili do të jetë i orientuar kah qarkorja e Bit Pazarit në drejtim të bulevardit “Aleksandri i Maqedonisë”, rrugës “Belasica” për të dalë në bulevardin “Goce Dellçev”.

Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Çairit lusin për mirëkuptim dhe durim deri në përmbylljen definitive të rekonstruimit të bulevardit “Krste Misirkov”. Po punohet në mënyrë intenzive që edhe kjo pjesë e bulevardit të rekonstruohet në mënyrë cilësore dhe të shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat