Kjo shqiptare është mashtruese, shikojeni se si shkon me Mercedes për të kërkuar lëmoshë

Maqedonia

Kjo shqiptare është mashtruese, shikojeni se si shkon me Mercedes për të kërkuar lëmoshë

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 11:50
Pamje nga video

Një qytetar i Gostivarit ka dërguar një lajmërim dhe disa fotografi, ku tregon se si një grua e cila kërkon lëmoshë rrugëve të qytetit, vjen me një Mercedes nga Shkupi dhe duke mashtruar qytetarët ajo përfiton nga Gostivarasit shuma të majme parash.

Lajmi është publikuar nga mediat shqipe në Mqedoninë Veriore.

Mesazhi i plotë:

“Qytetarë të nderuar, me shumë keqardhje ju them se Gostivari është perplot i mbushur me mashtrues dhe mashtruese si kjo grua! Mesiguri ju është e njohur dhe mesiguri shumica nga ju e keni ndihmuar këtë grua, e cila prezentohet se është nënë e ndarë dhe se nuk ka bukë për fëmijët, ose i duhen para për qiranë që mos e nxjerrin në rrugë . Ajo di të kërkojë edhe nga 50 euro !! Sot rastësisht e pash në Xhaminë e KADRIT gv duke lypur . Për pak minuta duke ndejt para lokalit tim shoh të njejtën duke parkuar Mercedesin e saj me targa te Shkupit , thjesht nuk mund t’iu besoja syve të mi , kërkoj nga un leje parkimi duke harruar se pikërisht nga unë, para një kohe të shkurtër kërkoi lëmoshë , nuk mu besua !!!

Kini kujdes kujt jepni lemosh qytetarë të nderuar. Bëni kujdes kujt i jepni lëmoshë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat