Zaev thotë se prej 600 pikëve maksimale, zyrtarët e rinj policorë kanë mesatare prej 530

Maqedonia

Zaev thotë se prej 600 pikëve maksimale, zyrtarët e rinj policorë kanë mesatare prej 530

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 12:13
Foto

Kryeministri Zoran Zaev për herë të parë si kryetar i Qeverisë pati fjalim para gjeneratës së re të zyrtarëve policorë në Qendrën e Idrizovës.

“Mesatarja është 530.92 pikë nga 600 pikë në total. Nga 550 të paraqitur, 528 i kaluan kriteret e trajnimit. Kjo flet se sa të motivuar janë. Mbani funksion fisnik për t’i mbrojtur qytetarët dhe Kushtetutën. Ju dëshiroj karrierë të suksesshme në MPB. Unë si kryeministër dhe e gjithë Qeveria jemi krenar me juve”, potencoi Zaev.

Gjithashtu kandidatëve më të mirë gjatë trajnimit për zyrtarë policorë ju ndanë certifikata.

I pranishëm ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Oliver Spasovski, zëvendësministri, Agim Nuhiu si dhe Sasho Tasevski, drejtori i Byrosë për Siguri Publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat