Për Zaevin buxheti është në gjendje të shkëlqyer, OBRM-PDUKM me kundër argumente

Maqedonia

Për Zaevin buxheti është në gjendje të shkëlqyer, OBRM-PDUKM me kundër argumente

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 15:04
Kuvendi Maqedonisë

Kjo Qeveri, tha kryeministri Zaev, investon në infrastrukturë, ndërton rrugë gjithkund nëpër vend, ndërton hekurudha dhe gazsjellës dhe jo muze dhe buste ashtu siç bënte OBRM-PDUKM.

“Gënjeshtra dhe të pasakta janë të dhënat me të cilat përpiqeni t’i manipuloni qytetarë për gjendjen financiare të shtetit, buxheti është në gjendje të shkëlqyer”, ju tha Zaev deputetëve të OBRM-PDUKM-së gjatë debatit për zgjedhjen e ministrave dhe zëvendësministrave të rinj.

Ai shtoi se ministrja e re e Financave me aftësitë e saja menaxhuese do të kontribuojë që ta përdor këtë përiudhë, siç tha ai, shumë të rëndësishme për ne dhe do të ndihmojë në maksimizimin e efekteve.

Debati që nisi gjatë ditës së djeshme edhe sot nisi me kundërshtime me pushtetit dhe opozitës maqedonase.

Zhaklina Peshevska nga OBRM-PDUKM ju tha kolegëve të LSDM-së se për çdo dështim të Qeverisë akuzohet OBRM-PDUKM edhe pse tashmë LSDM është në pushtet që tre vite.

“Nuk e kuptoni se në pushtet jeni në vitin e tretë dhe për secilin mossukses e akuzoni OBRM-PDUKM-në. Ju rekomandoj të jetoni në realitet dhe ta kapeni për punë”, tha Peshevska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat