Bujar Osmani shprehet optimist se mund të gjendet kompromis në Ligjin për Prokurorinë Publike

Maqedonia

Bujar Osmani shprehet optimist se mund të gjendet kompromis në Ligjin për Prokurorinë Publike

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 13:23
Bujar Osmani

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani në intervistë për ‘Radio Evropën e Lirë’ u shpreh optimist se do të gjendet kompromis në Ligjin për Prokurorinë Publike.

Ai shton se duhet vullnet politik serioz dhe bisedime me qëllim që të tejkalohen dallimet me partive politike të bllokut maqedonase.

“Duhet të ketë institucion që merret me krimin e nivelit të lartë dhe të gjitha rastet duhet të zbardhen në procedurë gjyqësore.Unë mendoj se ka hapësirë për kompromis dhe jam optimist se do të gjendet kompromis në Ligjin për Prokurorinë Publike”, tha Osmani.

Në lidhje me rastin “Haraçi”, Osmani thekson se është një test para vendimit të tetorit nga Këshilli i Be-së.

“Qëndrimi im është se në këtë situatë të krizës mund ta shndërrojmë në mundësi, nëse institucionet përgjigjen në mënyrë serioze dhe efikase për ta rastin, pavarësisht se çfarë implikimesh politike do të ketë. Do të thotë, do ta përsëris qëndrimin se kriminelë dhe krim ka gjithkund. Dallimi ndërmjet shteteve është nëse keni institucione që dinë të merren me rast të tillë”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat