Sezoni turistik në Ohër e Strugë, rrit sasinë e mbeturinave

Maqedonia

Sezoni turistik në Ohër e Strugë, rrit sasinë e mbeturinave

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Numri i madh i turistëve solli me vete sasi më të mëdha të mbeturinave që shërbimet publike të Ohrit dhe Strugës i grumbulluan gjatë sezonit turistik. Në Ohër grumbulloheshin deri në 450 tonë mbeturina në ditë, ndërsa në Strugë deri në 90, që ishte 300 % më shumë se zakonisht.

“Mund të them që për shkak të rrëmujave të trafikut që u bënë, për shkak të rrëmujave, lëvizja e makinerive të NP-së ishte e kufizuar, d.m.th., gjegjësisht shpejtësia e automjeteve që lëvizin nëpër qytet, kështu, prandaj ndoshta kishte një pamje të kontejnerëve të mbushur plotë, por ashtu siç parashikohet të zbrazen kontejnerët në qendër në tre ndërrime, ne arritëm ta bënim gjithë atë”, deklaroi Ljupço Gërdanoski – Drejtor i Ndërmarrjes Publike “Ohridski Komunalec”.

“Ne kemi dy deri në tre lokacione, ku nuk mund të veprojmë me makineritë tona gjatë orëve të mesditës dhe e bëjmë atë natën dhe në mëngjes. Për fat të keq ka një tunel pas hotelit Beograd, dhe ne nuk mund të hyjmë rregullisht, dy-tre herë për shkak se ajo pjesë e qytetit është e bllokuar me automjete të parkuara, ndërsa në pjesën e çarshisë shkaku i vëllimit të njerëzve që lëvizin- tha Ivan Kleçkaroski – Drejtor i NP të Strugës.

“Të tre kontejnerët e mbeturinave janë të vendosur këtu, ku e tërë çarshia, të gjitha dyqanet dhe njerëzit që gravitojnë rreth kësaj zone në qendër të qytetit, i hedhin mbeturinat e tyre në këtë vend. Gjatë gjithë kohës vjen era keqe dhe ka papastërti, sepse kalojmë këtej dhe e bartim në shtëpitë tona. Nuk e kam të qartë si nuk është e mundur për një numër kaq të vogël njerëzish, të mos mund të organizohet mbledhja dhe zhvendosja e mbeturinave”

“Kur erdha në Strugë, Struga ishte një qytet i pastër. Nga viti në vit po bëhet gjithnjë e më i papastër. Për shembull, në ato vende më atraktive, siç është rruga për Kalishtë, në vend që të jenë gjelbërim, unë shoh deponi.

Nga Ndërmarrja komunale thonë se kanë makineri të mjaftueshme edhe kamionë të rinj të mbeturinave dhe se kjo nuk është asnjë pengesë për to.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat