Raporti për shkarkimin e Katica Janevës sot para deputetëve

Maqedonia

Raporti për shkarkimin e Katica Janevës sot para deputetëve

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 09:48
Katica Janeva

Në procedurë kuvendare prej sot pritet të hyjë raporti i Këshillit të Prokurorëve Publik për shkarkimin e prokurores speciale publike Katica Janeva.

Kryetari i sapozgjedhur i Këshillit Aco Kolevski, konfirmoi se që nga e enjtja deri në shtëpinë ligjvënëse është dërguar raport se janë përmbushur kushtet për fillimin e procedurës për shkarkimin e Janevës, e cila është në paraburgim si e dyshuar për rastin “Haraçi”.

Sipas procedurës kuvendare, kryetari i Komisionit kuvendar për zgjedhje dhe emërime, Ilija Dimovski, duhet të caktojë seancë në të cilën do të vendos për shkarkimin e Janevës.

Ai të premten deklaroi se sapo të marr raportin do të veprojë urgjentisht në drejtim të përshpejtimit të procedurës.

Ende nuk dihet nëse për të Komisioni do të debatojë pas dyerve të mbyllura apo në seancë publike. Mundësia për shqyrtim pas dyerve të mbyllura, siç thonë nga shtëpia ligjdhënës, është për shkak ndjeshmërisë të hetimeve gjyqësore të cilat ende janë në zhvillim.

Vendimi eventual i Kuvendit për shkarkimin e Janevës, në pajtim me procedurën, sërish duhet të jetë para Këshillit të Prokurorëve Publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat