Ademi: Në një pjesë të madhe të shkollave ka filluar viti shkollor, nuk ka arsye për grevë

Maqedonia

Ademi: Në një pjesë të madhe të shkollave ka filluar viti shkollor, nuk ka arsye për grevë

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 12:28
Arbër Ademi

Ministri i arsimit dhe shkencës, Arbër Ademi theksoi sot se nuk e di se na sa shkolla po mbahet grevë, por siç tha tek një pjesë e mirë e shkollave viti i ri shkollor ka filluar në kushte normale.

Ai përsëriti qëndrimin se nuk ka arsye për grevë, duke shtuar se qeveria po punon në përmirësimin e statusit të mësimdhënësve.

“Nuk kam informata se në sa shkolla ka grevë, për shkak se është herët, por e di se në një pjesë të mirë, viti shkollor ka filluar në kushte normale, janë organizuar orët mësimore dhe ashtu do të vazhdojë”, theksoi ministri Ademi gjatë vizitës në shkollën fillore “Llazo Angelovski” në lagjen Lisiçe e Re në Shkup.

Ai ju dëshiroi sukses nxënësve dhe mësuesve duke përsëritur se Qeveria angazhohet për përmirësimin e kushteve, duke shtuar se nga gushti i 2018 deri në shtator të 2019 janë rritur rrogat për 10 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat