Përfundon takimi i sotëm, opozita maqedonase thotë se është arritur marrëveshje xhentëlmene

Maqedonia

Përfundon takimi i sotëm, opozita maqedonase thotë se është arritur marrëveshje xhentëlmene

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 21:40
LSDM

Grupet punuese të pushtetit dhe të opozitës maqedonase sonte u takuan në Kuvendi për Propozim-ligjin për Prokurori Publike.

Opozita maqedonase nuk dëshironte të komentojë nëse sonte janë përafruar qëndrimit, por shkurtimisht u përgjigjën se kanë arritur ‘marrëveshje xhentëlmene’.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska tha se nuk ka përafrim të qëndrimeve në lidhje me lëndët e PSP-së që janë hapur pas afatit, si dhe vazhdimi i punës së prokurorëve të PSP-së në Prokurorinë e re.

Për këtë ligj u dorëzuan 51 amendamente, të cilët 10 u miratuan të enjtën në ditën e parë të debatit në Komisionin për Çështje Evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat