LSDM: OBRM-PDUKM dhe Mickoski të dëshmojnë me vepra nëse janë për shtet të së drejtës

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM dhe Mickoski të dëshmojnë me vepra nëse janë për shtet të së drejtës

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 16:15
LSDM

Nëpërmjet një kumtese të partisë maqedonase në pushtet thuhet se “OBRM-PDUKM dhe Mickoski, në vend se të pengojnë Ligjin për Prokurori Publike ata duhet të mbështesin me vepra se janë për shtet të së drejtës”.

“Koha kur partitë politike tregonin se si duhet të punojë gjyqësia, ndërsa vendimet gjyqësore dhe proceset diktoheshin nga oborri i bardhë, përfundoi me ikjen e OBRM-PDUKM-së në opozitë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Ata shtojnë se sa të jetë e papranueshme për OBRM-PDUKM-në, ligjet megjithatë vlejnë për secilin njëjtë dhe secili që ka shkelur ligjin do të përgjigjet.

Ata akuzojnë OBRM-PDUKM-në se po pengon miratimin e Ligjit për Prokurori Publike duke i thënë se ky ligj duhet të përkrahet për shkak se është i rëndësishëm për drejtësinë, qytetarër por edhe përshpejtimin e proceseve eurointegruse.

Nëse nuk përkrahjet, thuhet në njoftimin e LSDM-së, Mickoski dhe partia e tij do të dëshmojnë se janë në anën e kundërt, në mbrojtje të krimit dhe kundër interesave të shtetit dhe qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat