Nuk ia pagoi disa paga, shkupjani ia djeg makinën ish-shefit të tij

Maqedonia

Nuk ia pagoi disa paga, shkupjani ia djeg makinën ish-shefit të tij

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Një ish i punësuar në një kompani në Kisella Voda të Shkupit, ia ka djegur makinën ish-shefit të tij, ndërsa më pas ka tentuar ta djeg edhe atë.

Makina e tij ka qenë e parkuar në kompani, ndërsa të punësuarit tjerë kanë reaguar menjëherë dhe e kanë shuar zjarrin.

I punësuari e ka lagur me benzinë edhe ish-shefin e tij, por pas ndërhyrjes së punëtorëve, nuk e ka arritur qëllimin e tij.

Rastin në polici e ka paraqitur vetë shefi i kompanisë. Në denoncim ka thënë se ish-i punësuari i tij ka qenë i revoltuar pasi nuk ia ka dhënë disa paga mujore.

“Më 03.09.2010 në orën 13:43 në SPB Shkup, I.I (51) pronar i një kompanie në bulevardin Serbia, ka denoncuar se ish-i punësuari në kompaninë e tij, L.S (56) nga Shkupi, e ka lagur me benzinë makinën e tij BMW X6, e cila ka qenë e parkuar para kompanisë dhe e ka djegur. Arsye për këtë, sipas denoncimit janë disa nga pagat e papaguara ndaj L.S. Zjarrin e kanë shuar të punësuarit, ndërsa L.S është arrestuar”, thonë nga MPB.

Ish-i punësuari pasi e ka djegur makinën dhe e ka lagur shefin e tij me benzinë, nuk ka tentuar të ikë, por e ka pritur policinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat