Remenski: S’kam asnjë ndërlidhje me rastin ‘Haraçi’

Maqedonia

Remenski: S’kam asnjë ndërlidhje me rastin ‘Haraçi’

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 13:24
Frosina Remenski

Deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski pas deklaratës në Prokurori deklaroi se nuk ka qenë prezent kur është dakorduar transaksioni prej 720.000 euro mes biznesmenit Siljan Micevski dhe ‘Lidhjes ndërkombëre’, kyretari i të cilit është Bojan Novanvoski i dyshuar në aferën ‘Haraçi’.

Frosina Remenski e cila është kryetare nderi e kësaj organizate i hodhi poshtë të gjitha spekulimet për përfshirje të saj në këtë aferë.

Remenski nuk u përgjigje në pyetjen nëse si kryetare nderi ka qenë e njoftuar me planet dhe strategjitë e kësaj organizate. Ajo tha se gjithçka që din për këtë rast e ka thënë tek prokurorja Vilma Ruskovska.

Në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion arriti deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski, e cila sot duhet të merret në pyetje për aferën ‘Haraçi’.

Ajo nuk dëshironte të deklarohet nëse është e ftuar në cilësinë e dëshmitares apo të dyshuarës. Remenski deklaroi se mbajtjes së marrjes në pyetje ajo do të deklarohet para mediave.

Më herët deklarata në Prokurori kanë dhënë Lila Filipovska, biznesmenët Siljan Micevski dhe Adrijan Amzoski.

Për aferën ‘Haraçi’ të dyshuar kryesor janë Bojan Jovanvoski i njohur si Boki 13, Zoran Milevski dhe kryeprokurorja speciale, Katica Janeva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat