Rashidi: Edhe Aleanca me amendamente për Ligjin e ri për Prokurorinë Publike

Maqedonia

Rashidi: Edhe Aleanca me amendamente për Ligjin e ri për Prokurorinë Publike

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 14:04
Syrija Rashidi

Lidhur me propozim-amendamentin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për Ligjin e ri për Prokurorin; Publike, i cili ka të bëjë me ligjin për përdorimin e gjuhëve, nga Aleanca për Shqiptarët (ASH) vlerësojnë se çështja për përdorimin e gjuhës shqipe zyrtare është e rregulluar me ligjin për gjuhët.

“Në ligj nuk ka nen ku flitet për përdorimin zyrtar të gjuhëve. Ka një nen ku thuhet se prokurori duhet të njoh gjuhën maqedonase. Kjo është në kushtet e përgjithshme që duhet të plotësoj kandidati për prokuror. Ne kemi propozuar amendament me të cilin hiqet njohja e gjuhës maqedonase si obligim, shtetësia si dhe kushti që provimin e jurisprudencës ta ketë të dhënë”.

“E gjithë kjo me qëllim që t’i hapim rrugën mundësisë për zgjedhje të prokurorit publik nga vendet e BE, për të cilën kemi amendament të veçantë. Përndryshe çështja e përdorimit zyrtar të gjuhëve është e rregulluar me ligjin për gjuhët”, deklaroi për Koha, Syrija Rashidi, deputet i ASH-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat