Kostadinov: Mesazhet e SHBA-ve dhe BE-së janë të qarta, shteti i së drejtës duhet të funksionojë

Maqedonia

Kostadinov: Mesazhet e SHBA-ve dhe BE-së janë të qarta, shteti i së drejtës duhet të funksionojë

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 15:24
Kostadin Kostadinov

Deputeti dhe zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov tha se “OBRM-PDUKM vazhdon të punojë në skenarin që Republikë e Maqedonisë së Veriut të mos fitojë datë për nisjen e bisedimeve me BE-në. Pikërisht për këtë shkak nuk duan që PSP të vazhdojë me punën dhe kundërshtojnë miratimin e Ligjit për Prokurori Publike’.

Ai i bëri thirrje partisë opozitare maqedonase që të distancohet nga Nikolla Gruevski, i cili, sipas Kostadinov, është lideri në hije i OBRM-PDUKM-së dhe të ndalojë mos punojë nën urdhrat e tij.

“PSP duhet të vazhdojë së ekzistuari, regjimi që është pas neve la pasoja ndaj shtetit. Nëse Mickoski është për shtet të së drejtës, atëherë le të kërkojë falje për të gjitha veprimet e këqija të udhëheqësisë së partisë që i bënte ndaj shtetit. I gjithë opinioni, bashkësia ndërkombëtare, të gjithë thonë se koha e lojërave politike ka përfunduar. Të gjitha mesazhet e SHBA-ve dhe BE-së janë të qarta, shteti i së drejtës duhet të funksionojë”, tha Kostadinov.

Sipas tij nëse me të vërtetë OBRM-PDUKM është për drejtësi atëherë duhet të mbështes Ligjin për Prokurori Publike në mënyrë që të përforcohen kapacitetet e shtetit të së drejtës.

“Mesazhet janë të qarta: SHBA fuqishëm mbështet Maqedoninë e Veriut në realizimin e qëllimeve të saja strategjike – anëtarësimi në NATO dhe nisja e bisedimeve me BE-në. Maqedonia e veriut vendosi shembull në zgjidhjen e çështjeve politike dhe hapjen e perspektivave më të mira për qytetarët e saj’, tha Mickoski duke cekur se madje edhe përfaqësuese special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer tha se shteti i së drejtës duhet të funksionojë dhe se ka përfunduar koha e lojërave politike dhe se vendi i Maqedonisë së Veriut është në NATO dhe BE.

Sipas Kostadinov, ike nga drejtësia nuk ka dhe secili që ka shkelur ligjin do të përgjigjet para drejtësisë pavarësisht përkatësisë fetare, etnike apo politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat