Maqedoni, çfarë sheh ribalanci i buxhetit?

Maqedonia

Maqedoni, çfarë sheh ribalanci i buxhetit?

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 17:50
Ilustrim

Sipas ekspertëve, ribalancimi i buxhetit pas realizimit katastrofal të investimeve kapitale është hap i pritshëm, megjithatë investimet duhet të jenë prioritet për Qeverinë.

Kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike, Daniela Arsovska thotë se paratë e shkurtuara nga investimet kapitale që shkojnë për rritjen e pagave në sektorin privat do të japin rezultate, por duhet të pritet për efektin e ri.

Nga organizata joqeveritare ‘Finance Think’ dolën me disa rekomandime. Ata thonë se subvencionimi duhet të kufizohet vetëm nëse pagat janë deri 24.000 denarë dhe shuma e subvencionimit të ulet në mënyrë të përshkallëzuar.

Masa e prezantuar nga Qeveria nuk ka kufizime. Shteti do t’i mbulojë shpenzimet e sigurimit pensional dhe shëndetësor për punëtorët që do t’u rriten pagat deri në 100 euro.

Sipas organizatës joqeveritare ‘Finance Think’ shtetit me këto masa shtetit do t’i duhen 28 milionë euro për një vit.

Qeveria me ribalancin e buxhetit për këtë masë barti 400 milionë denarë apo 6.7 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat