Zekiri: Më vjen keq që opinioni nuk e pa çfarë përmban raporti për Janevën

Maqedonia

Zekiri: Më vjen keq që opinioni nuk e pa çfarë përmban raporti për Janevën

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 17:19
Muhamed Zeqiri

Deputeti i LSDM-së Muhamed Zeqiri sot në konferencë për shtyp u shpreh i bindur se si në Komision ashtu edhe në seancë plenare të gjithë deputetët do të votojnë për shkarkimin e Katica Janevës

Ai shprehi keqardhje që opinioni nuk arriti të mësojë çfarë përmban raporti për Janevën, por tha se shumë shpejtë fajtorët do të dënohen dhe të gjitha spekulimet do të pastrohen.

“Neve si parti politike na vjen keq që seanca e sotme nuk ishte e hapur, mirëpo duhet të respektohet vendimi i Këshillit të Prokurorëve. Shpresojmë që së shpejti i gjithë procesi do të përfundojë dhe fajtorët do të përgjigjen dhe do të pastrohet e gjithë mjegulla me spekulime”, tha Zekiri.

Ndryshe, sot anëtarët e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime njëzëri votuan propozimin për shkarkimin e kryeprokurores speciale Katica Janeva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat