Kompensimi problem për zgjedhje të ekspertëve për nevojat e Komisionit për Ndjekje të Komunikimeve

Maqedonia

Kompensimi problem për zgjedhje të ekspertëve për nevojat e Komisionit për Ndjekje të Komunikimeve

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 18:12
Foto

Nuk do të publikohet shpallje e re për ekspert të dytë teknik për përkrahje të përhershme në komisionin për mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për ndjekje të komunikimeve, derisa nuk nënshkruhet marrëveshje për shërbime konsultuese me ekspertin e parë tashmë të zgjedhur, përfunduan në seancën e sotme anëtarët e Komisionit kuvendor për mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për ndjekje të komunikimeve.

Kryetari i Komisionit Emil Dimitriev ka informuar se tashmë në shpalljen e publikuar për ekspert të dytë nuk është paraqitur askush sepse, tha, në mënyrë destimuluese ka ndikuar fakti që ende nuk është angazhuar dhe eksperti i parë u zgjedhur për shkak të kontestit rreth konfirmimit të kompensimit të parë.

Që të tejkalohet ky kontest është propozuar ligjërisht të rregullohet përkatësisht në Ligjin tashmë të votuar për ndjekje të komunikimeve të saktësohet se ekspertët do të marrin kompensim nga një pagë mesatare, për dallim nga anëtarët e Këshillit qytetar kompensimi i të cilëve është dy paga mesatare në shtet. Siç ishte thënë në seancën e sotme këto propozime nuk ishin pranuar nga ana e MPB-së me arsyetimin se Këshilli qytetar është ai që duhet të japë mendim edhe pas kësaj çështje.

Sipas anëtarëve të komisionit kuvendar nuk është logjike ata të marrin detyra nga ana e këshillit qytetar, por duhet të punojnë në mënyrë të pavarur. Në atë drejtim, Dimitriev mes tjerash potencoi se Këshilli qytetar disponon me nëntë milion denarë buxhet vjetor.

Kryetari i Komisionit Dimitriev është optimist se kjo pikë shumë shpejtë do të vendoset në rend të ditës së Komisionit juridik-ligjdhënës, ligji do të sillet dhe me atë do të zhbllokohet angazhimi i ekspertëve teknik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat