Deskoska në konsultim me Joveskin, Kambovskin dhe Ristoskën për Ligjin për PP

Maqedonia

Deskoska në konsultim me Joveskin, Kambovskin dhe Ristoskën për Ligjin për PP

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 18:48
Pamje nga takimi

Në ministrinë e Drejtësisë, sot ministrja Renata Deskoska është takuar me disa avokatë për t’u konsultuar për Ligjin për Prokurorinë Publike.

Në takim pjesëmarrëse ka qenë edhe Lençe Ristoska nga Specialja, prokurori republikan Lubomir Joveski dhe Akademiku Vllado Kambovski.

Takimi ka ardhur pas letrës dërguar nga Katica Janeva nga burgu i Shutkës e cila autorizon të gjithë prokurorët e Speciales që të gjitha lëndët të dorëzohen në Prokurorinë Publike.

Ministrja e Drejtësisë, Deskoska, në profilin e saj në Facebook bëri të ditur se me grupet e punës konsultohet për Ligjin për Prokurorinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat