Katica Janeva sërish me letër nga burgu, e aktivizon dorëheqjen

Maqedonia

Katica Janeva sërish me letër nga burgu, e aktivizon dorëheqjen

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 23:00
Katica Janeva

Kryeprokurorja speciale Katica Janeva me letër të re nga burgu i Shkupit ka njoftuar Këshillin e Prokurorëve Publik se e aktivizon dorëheqjen e kushtëzuar, të cilën e dorëzoi më 15 korrik.

Sipas TV Sitel, Këshilli i Prokurorëve akoma zyrtarisht nuk e ka pranuar letrën e Janevës përmes së cilës jep dorëheqje, pasi letra është dërguar sot pasdite.

Dorëheqjen të cilën Janeva e ka shkruar me dorë, vjen në ditën e njëjtë kur Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime votoi që të shkarkohet ajo.

Ndryshe, Janeva dje përmes një letre kërkoi që PSP të gjitha lëndët t’i dorëzojë në Prokurorinë Publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat