Janeva aktivizon dorëheqjen, Kuvendi miraton shkarkimin

Maqedonia

Janeva aktivizon dorëheqjen, Kuvendi miraton shkarkimin

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 10:57
Katica Janeva

Komisioni për çështje dhe emërime pa diskutim me vendim unanim e ka vërtetuar propozimin deri te Kuvendi, Katica Janeva të shkarkohet nga funksioni i prokurores speciale publike për shkak të udhëheqjes së pandërgjegjshme, joprofesionale dhe joligjore me institucionin Prokurori Speciale Publike. Siç kanë lajmëruar një pjesë e mediave dje pasdite, Janeva ka dorëzuar letër nga burgu për aktivizimin e dorëheqjes së ngritur nga 15 korriku.

Deri në përfundim të ditës së djeshme, deri te Këshilli i Prokurorëve publik dosja nuk ka arritur, por sot, siç tha kryetari i Këshillit, Aco Kolevski, është e mundur të arrijë dhe ata menjëherë do ta rishikojnë dorëheqjen dhe do të vendosin se si të veprohet.

Janeva ka dhënë dorëheqje të kushtëzuar më 15 korrik në ditën kur është arrestuar Bojan Jovanovski për rastin “Reket”, ndërsa duhej të aktivizohej kur do të zgjidhet prokurori i ri special.

Dërgimi i letrës është pasi Komisioni parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve njëzëri solli vendim Kuvendit t’i rekomandojë shkarkimin e Janevës për shkak të udhëheqjes së pandërgjegjshme, jo profesionale dhe joligjore me institucionin.

Kryetari i Komisionit Ilija Dimovski ka shprehur pritjet se së shpejti do të thirret seancë plenare si dhe në seancë parlamentare vendimi do të jetë njëzëri siç ka qenë rast edhe në seancën e Komisionit.

Komisioni lidhur me propozimin e shkarkimit të prokurores speciale, ka vendosur në dyer të mbyllura pas rishikimit të raportit të Këshillit të prokurorëve publik për shkarkimin e Janevës për shkak të punës joprofesionale dhe jo të ndërgjegjshme.

Krahas Dimovskit është prononcuar edhe deputeti i LSDM-së Muhamed Zeqiri i cili ka shprehur shpresë se së shpejti do të përfundojë hetimi dhe do të fillojë procesi gjyqësor ku të dyshuarit do të përgjigjen, ndërsa spekulimet dhe mjegulla do të pastrohet.

Ai nuk shpreh keqardhje që ka dhënë mbështetje për PSP-në, pasi siç ka thënë, “faji është individual, jo kolektiv”. Nëse ndonjëri ka gabuar para ligjit, ka thënë Zeqiri nuk mund të gjykohet tërë institucioni. Megjithatë, pajtohet se Janeva i ka dëshpëruar të gjithë nga të cilët ka marrë mbështetje përfshirë edhe qytetarët.

Krahas Janevës për rastin “Reket” të dyshuar janë edhe Bojan Jovanovski- Boki 13 dhe Zoran Milevski- Kiçeec.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat