Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka luajtur rol në një periudhë transicioni dhe ka hapur shumë lëndë, ndërkaq tani me reformat në sistemin gjyqësor, Prokuroria është e gatshme që në mënyrë efikase ta përndjekë krimin dhe korrupsionin e lartë, thotë akademiku Vllado Kambovski.
“Mandati i PSP-së mundej që të vazhdohet nëse trashëgimtari i Janevës do të zgjidhej përpara tre muaj me të njëjtin mandat. Por, ajo nuk u bë pasi që ishte planifikuar Janeva ta vazhdojë mandatin. Kur ajo nuk ndodhi, ndërkaq Janeva u arrestua, me skadimin e mandatit të saj më 15 shtator, u pengua puna e PSP-së, pasi që sipas ligjit për PSP, vetëm ajo mund t’i delegojë dhe t’i marrë autorizimet e prokurorëve në PSP”, sqaroi Kambovski.
Ai e ka përkrahur zgjidhjen që lëndët e PSP-së duhet që të kalojnë në Prokurorinë Publike dhe thotë se ka bazë ligjore.
“Prokurori shtetëror ka autorizim sipas Kushtetutës, që t’i marrë lëndët nga prokuroritë tjera. Ajo zgjidhje duhet që të realizohet dhe sipas mendimit tim lëndët duhet t’u ndahen prokurorëve të PSP-së”, tha Kambovski.
Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.