Nxënësit në Maqedoni të ekspozuar në dhunë digjitale, kërkohet rritje e ndërgjegjes për parandalim

Maqedonia

Nxënësit në Maqedoni të ekspozuar në dhunë digjitale, kërkohet rritje e ndërgjegjes për parandalim

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Është e domosdoshme që të gjithë të kyçen në ngritjen e ndërgjegjës për rreziqet, në të cilat janë të ekspozuar dhe të parandalohet dhuna digjitale në të cilën në korniza botërore janë të ekspozuar 43 për qind e fëmijëve, ndërsa është e pranishme edhe tek ne, apeluan sot ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski dhe kryetari i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev, të cilët me nxënësit e Shkollë fillore “Petar Pop Arsov” dëgjuan ligjërata për sigurinë digjitale.

“Kur flasim për sajber siguri zakonisht njerëzit kuptojnë se është për siguri të sistemeve kompjuterike, por nuk është ashtu. Sajber siguria është shumë më tepër edhe në kohën tonë digjitale, sidomos fëmijët që janë tërë kohës në internet të ekspozuar në buling dhe sulme përmes sajber hapësirës. Të dhënat tregtojnë se në suaza botërore 43 për qind e fëmijëve kanë qenë të ekspozuar në sajber buling dhe me siguri kjo ndodh edhe me fëmijët tek ne”, deklaroi ministri Mançevski.

MSHIA, tregoi se nga pranvera ka filluar pilot-projekt për parandalim përmes edukimit dhe së bashku me nxënësit, arsimtarët dhe prindërit duam ta ngrisim ndërgjegjën për gjithçka që mund të dalë nga dhuna digjitale.

“Dhuna në sajber hapësirën për fat të keq është shumë e shpeshtë dhe mundet shumë lehtë të transmetohet në hapësirën reale fizike dhe fëmijët të jenë të rrezikuar fizikisht”, tha Mançevski.

Ligjëruesit në seminar janë ekspertë nga fusha e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa për situatat me dhunën digjitale dhe mundësitë për mbrojtje të privatësisë në internet foli Matej Pllaveski, nxënësit i shkollës së mesme, i cili ka marrë çmim ndërkombëtar për zhvillim të aplikacionit për parandalim dhe paraqitje të dhunës digjitale.

Komuna e Kaposhit, informoi kryetari Bogoev, para fillimit dhe gjatë vitit shkollor ka ndërmarrë aktivitete për sigurinë e nxënësve nga të gjitha aspektet, duke theksuar se kanë angazhuar persona kujdestarë do ta ndalojnë trafikun kur nxënësit vijnë dhe ikin nga shkolla, si dhe ndërmarrin aktivitete për sigurinë në ushqim sidomos për cilësinë e saj, si dhe për sigurinë digjitale.

Ligjërata është ngjarja e tretë e këtillë në suaza të pilot-projektit dhe planifikon që aktiviteti të përhapet edhe në shkollat tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat