OBRM-PDUKM: Hetimi për rastin “Haraçi” u bë një farsë klasike

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Hetimi për rastin “Haraçi” u bë një farsë klasike

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 11:57
OBRM-PDUKM

Në vend të një zgjidhje të shpejtë dhe hetim për rastin “Haraçi” që do të vinte deri tek koka e oktapodit kriminel, Ruskoska dhe Joveski bëjnë gjithçka për të mbrojtur bandën kriminale të haraçinjëve të kryesuar nga Zoran Zaevi, akuzojnë nga partia opozitare OBRM-PDUKM.

“Ruskoska komprometoi plotësisht dhe zhvlerësoi hetimin për rastin “Haraçi”. Ne e shohim se si Kiki dhe Friki janë në liri, të thirrur si dëshmitarë, ndërsa opinioni i gjerë është i vetëdijshëm se ata janë lehtësuesit e haraçit. Është e qartë se ata morën direktivat nga ‘Ilindenska bb’”thuhet në deklaratën e partisë.

Nga OBRM-PDUKM pyesin se deri kur Ruskoska do të joshë opinionin e Maqedonisë dhe do t’i mbrojë porositësit e rastit milionësh “Haraçi”.

Nga atje thonë se nuk ka njeri në vend që “Boki 13” dhe Katica Janeva kanë marrë marrë haraç të vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat