Manipulohet aktvendimi i Gjykatës së Lartë të Suedisë për të akuzuarin e 27 prillit

Maqedonia

Manipulohet aktvendimi i Gjykatës së Lartë të Suedisë për të akuzuarin e 27 prillit

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 15:18
27 prilli

Në aktvendim nuk vihet në pyetje nëse vepra penale për të cilën akuzohet Dejan Davidovski në Maqedoninë e Veriut (ngjarjet e 27 prillit), por lidhet me veprat e parashikuar nga Kapitulli 18 nga Kodi Penal i Suedisë, të cilët cilësohen si “vepra penale politike” dhe jo “terrorizëm dhe cenim të rendit kushtetues” (rrënim i dhunshëm i qeverisë, pengesë me dhunë në punën e qeverisë, Kuvendit, shefit të shtetit, gjykatave…) për të cilat, mund edhe të miratohet ekstradim. Në parim përmbajtësor edhe në Ligji i Maqedonisë tonë për bashkëpunim ndërkombëtarë me veprat penale është i ngjashëm.

Aktvendimi i Gjykatës së Lartë të Suedisë, me çka është refuzuar ekstradimi i të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit Dejan Davidovski, interpretohet i tëri gabimisht, me çka opinioni vihet në dyshim, thotë një ekspert i të drejtës së procedurës penale ndërkombëtare me të cilin ishin konsultuar ekipi i gazetarëve të 360 shkallë.

“Nuk bëhet fjalë për vlerësim të gjykatës suedeze, por në vendin tonë i akuzuari gjykohet për veprat penale politike, ( gjegjësisht për ngjarjet e 27 prillit). Bëhet fjalë për standard ndërkombëtar të drejtësisë për veprat të cilat cilësohen në kategorinë e “veprave penale politike” me çka mundet edhe të miratohet ekstradimi i tij”, thotë eksperti për 360 shkallë.

Në përkthimin e aktvendimit që u publikua në disa medie, mund të lexohet se Gjykata e Lartë në Suedi e ka kategorizuar veprën “cenim të rendit kushtetues dhe terrorizëm”, për të cilën akuzohet Davidovski, në “vepër penale politike” dhe të njëjtën e kanë lidhur me Kapitullin e 18 të Kodit Penal të Suedisë. Në nenin 1 të këtij kapitulli, shembull, për të pare se një vepër e ngjashme për të cilën akuzohet Davidovski në Maqedoni, në Suedi dënohet deri në 10 vite burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat