Zaev: Kamçev mund të më kishte inçizuar edhe mua

Maqedonia

Zaev: Kamçev mund të më kishte inçizuar edhe mua

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 15:46
Zoran Zaev

Nuk mund të them nëse ai po më inçizonte, nëse ka inçizuar në çdo vend, ai mund të më kishte inçizuar edhe mua. Kjo është ajo që tha kryeministri Zoran Zaev për Orce Kamçevin në një intervistë për “Fokus”.

“Nuk mund të them nëse më ka inçizuar. Nëse ka inçizuar çdo vend, ai mund të më kishte inçizuar edhe mua. Kur vihet këtu ke unë, së pari lihen telefonat, sipas procedurave, që të kemi takime të lira”, u përgjigj Zaev.

Zaev nuk zbulon nëse është e mundur që të ishin inçizuar edhe bisedat telefonike që i ka pasur me biznesmenin Kamçev dhe a mund të publikohen “bomba” të reja në opinion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat