Joveski është i bindur se Prokuroria ka kapacitet që të udhëheq me rastet e PSP-së

Maqedonia

Joveski është i bindur se Prokuroria ka kapacitet që të udhëheq me rastet e PSP-së

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 17:26
Ljubomir Joveski

Kur dhe si transferohen rastet e PSP-së në Prokurorinë Publike deri më tani nuk ka përgjigje nga autoritetet kompetente. Prokurori i shtetit Ljubomir Joveski, në një prononcim për “Sitel” tha se ai nuk pret ndonjë pengesë nga prokurorët specialë dhe është i bindur se institucioni i tij ka staf të duhur dhe aftësi për të trajtuar rastet e PSP-së.

“Dorëzimi do të bëhet lëndë pas lënde. Unë nuk pres që procesi të zgjasë shumë, ndërsa prokuroria ka kapacitet për të marrë përsipër dhe të trajtojë rastet siç duhet”, tha Jovevski.

Nga ana tjetër, PSP është ende në pritje të kërkesës zyrtare nga Prokuroria Publike e RMV-së. Nëse do të dorëzohen të gjitha rastet të cilat janë në procedurë gjyqësore, hetime dhe hetime paraprake siç kërkohet nga prokuroria e shtetit është një vendim që të gjithë prokurorët specialë do të marrin së bashku, ka shumë mundësi që një gjë e tillë të bëhet javën e ardhshme.

PSP ka proceduar 20 raste brenda afatit ligjor, 15 prej të cilat janë pa ndonjë vendim gjyqësor. Që nga qershori 2017, prokuroria ka hapur edhe 15 hetime, dhe ka drejtuar mbi 50 hetime paraprake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat