Mitsotakis: Prioriteti ynë është forcimi i prodhimeve maqedonase

Maqedonia

Mitsotakis: Prioriteti ynë është forcimi i prodhimeve maqedonase

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 12:07
Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis iu referua promovimit, mbrojtjes dhe forcimit të produkteve greke nga Maqedonia e Veriut që mbajnë emrin “produkte maqedonase” dhe markës “Maqedoni” gjatë fjalimit të tij në Panairin e 84-të Ndërkombëtar të Selanikut, njofton korrespodentja e AIM-së nga Athina.

“Prioriteti ynë absolut, për të cilin kemi biseduar shumë herë me prefektin, është mbrojtja dhe përmirësimi i produkteve maqedonase duke vendosur dhe certifikuar ndërkombëtarisht një markë kolektive për to. Ne do ta mbrojmë markën “Maqedonia”, Maqedoninë e vërtetë, Maqedoninë autentike dhe do ta mbështesim atë me një fushatë të shkëlqyer komunikimi. Për produktet, kjo do të tregojë, pa dyshim, cilësinë dhe origjinën e tyre mbi çdo konkurrent. Modeli specifik është provuar gjithashtu me sukses për produktet e Kretës dhe për t’i dhënë impuls të ri produkteve maqedonase në tregjet jashtë shtetit”, tha Mitsotakis.

Në fjalimin e tij kryeministri Grek theksoi zhvillimin dhe ekonominë si kryesore për çdo hap të Greqisë, por edhe një kusht për sigurinë dhe prosperitetin e vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat