Pendarovski: Ta ripërtërijmë unitetin që e kishim në fillim të pavarësisë

Maqedonia

Pendarovski: Ta ripërtërijmë unitetin që e kishim në fillim të pavarësisë

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 13:48
Stevo Pendarovski

Në vitin 1991, në një kohë të pasigurt, ne qytetarët, u bashkuam rreth idesë për shtet tonin të pavarur. Pastaj, sfida e madhe në vend të arsyes për ndarje, u bë arsyeje e bashkimit, të gjithë u mblodhëm përreth idesë për një Maqedoni të pavarur dhe sovrane. Kështu ka thënë presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në urimi për qytetarët me rastin Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë Veriore.

Me kalimin e viteve, siç thekson presidenti, ka pasur gabime dhe suksese, por së bashku i kanë kapërcyer të gjitha.

“Në vitin 1991 zgjodhëm pavarësinë, në vitin 2001 bashkëjetesën ndëretnike. Sot jemi para dyerve të institucioneve evropiane dhe euroatlantike. Për të arritur qëllimin, duhet të rivendosim unitetin që e kishim në fillim të pavarësisë. Për këtë arsye ne kemi nevojë për pajtim të qytetarëve dhe pajtimi i përhershëm kërkon institucione efektive të drejtësisë dhe integritetit. Nëse duam që gjeneratat e reja të qëndrojnë në vend dhe të jetojnë, të punojnë dhe të krijojnë të ardhmen këtu, siç thekson presidenti, ne duhet të bëjmë shumë më tepër si shtet dhe t’u sigurojmë atyre kushte për t’u realizuar dhe të arrijnë sukses këtu, në vendin e tyre”, thotë Pendarovski. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat