Prokurori Bubevski: Të gjitha bombat do të dëgjohen, pa përjashtime

Maqedonia

Prokurori Bubevski: Të gjitha bombat do të dëgjohen, pa përjashtime

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 16:53
Gavrill Bubevski

Prokurori i PSP, Gavrill Bubevski i cili sot morri pjesë në celebrimin e Ditës së Pavarësisë në Parkun e Qytetit, në pyetje të gazetarit, nëse PSP-ja do ti dorëzojë materialet e lëndëve Prokurorisë shtetëror, ai u përgjigj se gjithçka do të veprohet në bazë të ligjit.

Ai nuk komentoi nëse pajtohet me vendimin e Janevës, e cila nga paraburgimi ka dërguar pëlqim deri te Prokurori publik republikan, Lubomir Jovevski që të gjitha lëndët e PSP-së tu kalojnë atyre.

“Ne do të veprojmë në përputhje me ligjin. Nuk mund të prononcohemi ne si prokurorë nëse pajtohemi ose jo. PSP-në e përfaqëson një njeri. Bombat do të dëgjohen në të gjitha lëndët dhe do të merren si dëshmi”, u shpreh Gavrill Bubevski, Prokuror Special

Në një pyetje tjetër të gazetarit, që nëse me situatën e re të krijuar a do të thotë kjo që Bubevski nuk ka arritur ti paraqesë bombat e rastit “Monstra” në seanca, Prokurori theksoi se të gjitha bombat do të dëgjohen pa përjashtime.

“Të gjitha bombat do të dëgjohen dhe do të paraqiten si dëshmi”, ka përfunduar Prokurori Bubevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat