Inspektorati i Qytetit të Shkupit fillon marrjen e licencave të taksistëve

Maqedonia

Inspektorati i Qytetit të Shkupit fillon marrjen e licencave të taksistëve

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Inspektorët e qytetit të Shkupit sot u kanë marrë licencat e 4 taksive gjatë kontrolleve në Bit Pazar. Drejtuesit e taksistëve zakonisht ishin të parkuar dhe prisnin pasagjerë në shesh, dhe jo në stacionin e shënuar për taksitë.

“Për shkak të pengimit të komunikacionit dhe parkimit jo të rregullt janë marrë licencat në afat prej 30 ditësh. Inspektorati i Qytetit të Shkupit do të vazhdojë të forcojë kontrollet në të gjithë qytetin, në mënyrë që të mos lejojë parkimin e taksive kudo që të arrijnë. Kushdo që nuk zbaton rregullat do t’i hiqet licenca”, thonë nga Inspektorati i Qytetit Shkup, njofton DSK.

Qyteti i Shkupit javën e kaluar ka dënuar deri më 500 euro taksistët të cilët ishin parkuar në rrugën “Ljubljanska” para qendrës tregtare “City Mall”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat