Mitsotakis: Për momentin nuk është planifikuar takim me Zaevin, por do të ndodhë në të ardhmen - Bota Sot
Mitsotakis: Për momentin nuk është planifikuar takim me Zaevin, por do të ndodhë në të ardhmen

Maqedonia

Mitsotakis: Për momentin nuk është planifikuar takim me Zaevin, por do të ndodhë në të ardhmen

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 09:56
Kiriakos Micotakis

“Ende nuk është paraparë ndonjë takim me Zoran Zaevin, por është e qartë se në ndonjë moment do të takohem me të”, tha kryeministri grek, Kiriakos Micotakis, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë konferencës së djeshme për shtyp në kuadër të Panairit ndërkombëtar në Selanik.

Një nga pyetjet drejtuar kryetarit të qeverisë greke, i përkiste Marrëveshjes së Prespës, ndërkaq Micotakis përveç që e përsëriti qëndrimin e Demokracisë së Re edhe derisa ishte opozitë, se është “marrëveshje e dëmshme nacionale”, tha se të njëjtën e ka thënë edhe gjatë të gjitha takimeve të tija ndërkombëtare, por edhe duke shtuar se “kjo marrëveshje është marrëveshje e ratifikuar nga Parlamenti grek, ndërsa sipas kësaj nuk ndryshohet” dhe paralajmëroi kontroll të rreptë të procesit të zbatimit.

Kryeministri grek e përsëriti atë që e tha mbrëmë në fjalimin e tij se nevojitet “mbrojtje e prodhimeve maqedonase” dhe “mbështetje për brendin Maqedoni”, ndërkaq e përmendi edhe fushatën komunikuese në nivel global.

Konferenca për shtyp në kuadër të Panairit ndërkombëtar në Selanik, tradicionalisht mbahet çdo vit, ndërsa kryeministri i Greqisë u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve nga mediume nga i mbarë vendi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...