Maqedoni, përdhosja e flamujve, institucionet heshtin

Maqedonia

Maqedoni, përdhosja e flamujve, institucionet heshtin

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 19:59
Flamuri i Shqipëris

Asnjë reagim nga institucionet vendase në lidhje me përdhosjen e flamujve shqiptar, grek e bullgar, nga ana e emigrantëve maqedonas një ditë më parë konsullatës së Maqedonisë së Veriut në Melburn të Australisë. Qeveria ka dënuar incidentin, ndërkohë mungojnë reagimet e institucioneve të tjera. Thirrjeve tona telefonike nuk iu përgjigjën nga Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminime, ndërkohë që as nga Komisioni parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive. Reagime gjithsesi erdhën nga partitë politike shqiptare të cilat e dënojnë rëndë përdhosjen e flamurit kombëtar shqiptar, duke kërkuar që personat që e kryen këtë vepër të mbartin përgjegjësi.

Bashkimi Demokratik për Integrim

“Është vepër e ulët, e pa civilizuar dhe barbare që meriton çdo dënim institucional dhe shoqëror. Sjellje e tillë e paedukatë ksenofobike është e papranueshme dhe vjen si rezultat i pasigurisë dhe drojës identitare të autorëve të kësaj vepre të çoroditur”.

Aleanca për Shqiptarët

“Nuk është hera e parë që grupe të caktuara maqedonase, gëzimin apo hidhërimin me vetveten e shprehim duke djegur apo shkarravitur Flamurin kombëtar shqiptar. Ky gjest tregon nivel të ulët të një mentaliteti primitiv të një grupi të vogël që edhe pse jetojnë në Australi, në një vend me demokraci liberale, ata kanë ngelur shumë prapa botës dhe nuk kanë vërë asnjë evoluim edukativ. Shprehim keqardhje për këtë gjest dhe e dënojmë fuqishëm”.

Lëvizja Besa

“Frustrimi i njerëzve që për gjithçka që i ndodh në raportet e veta si komb, ata mundohen të fajësojnë shqiptarët, dëshmon për nivelin e civilizimit që ata kanë. Pasi që edhe mentaliteti demokratik i një shteti si Australia nuk ka arritur të emancipojë maqedonasit që jetojnë atje, atëherë nuk ja vlen që t’i jepet rëndësi akteve vandale që kryhen nga njerëzit me tipare mesjetare”.

Përveç përdhosjes së flamurit shqiptar, një ditë më parë u dogjën edhe flamuri bullgar dhe ai grek. Reagime zyrtare të Qeverive nuk ka pasur, edhe pse aktet janë dënuar fuqishëm nga rrjetet sociale si në Maqedoni, Shqipëri, Bullgari e Greqi. Grupi i diasporës dogji edhe fotografi të kryeministrit Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministres Radmilla Sheqerinska. Shumica e personave që protestonin ishin me maska. Ngjarja ndodhi me rastin e 28 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë. Turma udhëheqjen me pankartat dhe thirrjet “Vetëm Maqedoni, asnjëherë e Veriut” duke protestuar ndryshimin e emrit të shtetit dhe Marrëveshjen e Prespës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat