Sheqerinska: Kemi ekonomi stabile, shkojmë drejt NATO-s dhe BE-së

Maqedonia

Sheqerinska: Kemi ekonomi stabile, shkojmë drejt NATO-s dhe BE-së

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 21:37
Radmila Sheqerinska

Nënkryetarja e LSDM-së, Radmila Sheqerinska sot kishte takim me qytetarët e Strugës.

Sheqerinska e shoqëruar me kryetaren e LSDM-së në Strugë, Sonja Stojkoska, anëtari i LSDM-së në Strugë, Gjoko Tanasoski, koordinatori i grupit kuvendar të LSDM-së dhe deputeti Jovan Mitreski dhe anëtarë tjerë të partisë morën pjesë në takim me qytetarët e Strugës.

Sheqerinska theksoi se këtë vit janë bërë investime të drejtpërdrejta prej 625 milionë eurove që është katër herë më shumë në krahasim me vitin e kaluar dhe se janë hapur 50.000 vende të punës me paga minimale dhe mesatare më të mëdha.

“Punët nisën nga zeroja, nisi ekonomia që për dy tremujore rritet për tre përqind, po lëvizë çështjet drejt BE-së dhe NATO-s dhe ajo që qytetarët e presin drejtësi përkatësisht të ketë përgjegjësi për ata që kanë kryer krime dhe kjo duhet të ndodhë për shkak se nuk duhet të ketë kompromis me drejtësinë”, tha Sheqerinska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat