Zaev dhe Mickoski sot në takim, pritet marrëveshje finale për Ligjin për Prokurorinë Publike

Maqedonia

Zaev dhe Mickoski sot në takim, pritet marrëveshje finale për Ligjin për Prokurorinë Publike

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 08:47
Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski

Zgjidhje për Ligjin për Prokurorinë Publike me të cilin zgjidhet edhe fati i Prokurorisë Speciale Publike (PSP) sot do të përpiqen të gjejnë kryeministri dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev dhe kryetari i partisë opozitare OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski në takimin e paralajmëruar të liderëve, pasi që javën e kaluar, takimi i fundit i grupeve punuese të pushtetit dhe opozitës nuk dha fryt.

Takimi i liderëve do të mbahet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në orën 20:00, ndërsa do të mbahet në formatin një plus katër.

Në fokusin e takimit mes Zaevit dhe Mickoskit do të jetë Ligji për Prokurorinë Publike, por Mickoski ka thënë se do ta hap edhe temën për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Nga OBRM-PDUKM për AIM kanë thënë se do të marrin pjesën në takimin e liderëve, dukoe shtuar se do ta hapin edhe temën e zgjedhjeve të parakoshme parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat