OBRM-PDUKM: Shërbimet e inteligjencës janë të përfshirë në aferën “Haraçi” - Bota Sot
OBRM-PDUKM: Shërbimet e inteligjencës janë të përfshirë në aferën “Haraçi”

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Shërbimet e inteligjencës janë të përfshirë në aferën “Haraçi”

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 11:31
Ilustrim

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se afera “Haraçi” merr dimensione të reja që përfshijnë edhe shërbimet e inteligjencës dhe keqpërdorimin e tyre.

Nga kjo parti thonë se askush në Maqedoni nuk beson se Zoran Zaevi nuk e ka ditur për “reketin” dhe se ai nuk është i përfshirë.

“Personi që tre herë është amnistuar është koka e oktapodit kriminal, i cili ka ofruar më shumë se 20 milionë euro. Katica Janeva, Boki 13, Kiki, Friki dhe të tjerët janë vetëm shpezët”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se “Ruskovska dhe Joveski dëshirojnë arrestimin e disa personave, në mënyrë që të pamundësojnë hetime të pastra”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...