Zdravev: Të gjitha lëndët e PSP-së duhet të kenë epilog gjyqësor

Maqedonia

Zdravev: Të gjitha lëndët e PSP-së duhet të kenë epilog gjyqësor

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 12:36
Kiro Zdravev

Kryetari i Këshillit Gjyqësor dhe gjykatësi suprem, Kiro Zdravev, thotë se të gjitha lëndët e hapura nga PSP, pavarësisht se në cilën fazë janë, duhet që të kenë epilog gjyqësor.

“Për lëndët që më janë në gjykatë, duhet që të ketë aktgjykim adekuat. Për lëndët tjera, duhet që t’i marrë prokuroria e rregullt, duhet të merren vendime prokuroriale përkatëse. Ajo që lëndët i ka marrë prokuroria e rregullt e bën të varfëruar mendimin e Gjykatës së Lartë”, tha Zdravev.

Sipas mendimit juridik të Gjykatës së Lartë, PSP është paditës i paautorizuar në të gjitha hetimet dhe parahetimet për të cilat deri më 30 qershor të vitit 2017-të nuk është dorëzuar akuzë. Bëhet fjalë për 2 lëndë, 18 hetime dhe qindra procedura parahetimore.

Zdravev para seancës, nuk deshi të precizojë nëse do të diskutohet për shkarkimin e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat