Palmer: Maqedonia e Veriut së shpejti anëtarja e 30-të e NATO-s

Maqedonia

Palmer: Maqedonia e Veriut së shpejti anëtarja e 30-të e NATO-s

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 13:47
Palmer

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, shprehu bindjen se Maqedonia e Veriut së shpejti do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s.

“Kanë mbetur ende disa shtete anëtare, që duhet të ratifikojnë protokollin e pranimit, përfshirë këtu edhe SHBA-në. Kjo kërkon një procedurë të brendshme në Senat dhe shpresoj se  gjithçka do të përfundojë deri në dhjetor. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë do të caktojmë një datë tjetër pas disa muajsh”, tha Palmer në një intervistë për Radiotelevizionin  e Malit të Zi.

Sipas  tij, SHBA-ja mbështet një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm, të integruar në institucionet euroatlantike, ndryshe nga Rusia, e cila kërkon një rajon të zhytur në trazira dhe mosbesim.

“Ballkanin Perëndimor e shoh si anëtar të familjes së vendeve perëndimore, të integruar në institucionet euroatlantike mbi bazën e rregullave dhe normave. Rusët kanë treguar se dëshirojnë një rajon të bazuar në trazira dhe në mosbesim. Mendoj se kjo u duk shumë qartë në përkrahjen e Rusisë ndaj grushtit të shtetit të vitit 2016, në Malin e Zi, për të penguar që vendi të hyjë në NATO”, tha Palmer.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor konsideron se rusët ende s’u kanë dhënë fund përpjekjeve për të shkaktuar probleme në Malin e Zi dhe në Ballkanin Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat