Vangellovski: Do të ankohem për shkarkimin tim

Maqedonia

Vangellovski: Do të ankohem për shkarkimin tim

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 19:25
Jovo Vangellovski

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski për “A1on” tha se do të pres që ta merr vendimin për shkarkimin e tij, me çka do të paraqesë edhe ankesë. Ai shkurt u përgjigj se në procedurë ka pasur një numër lëshimesh.

“Procedura nuk ka përfunduar sipas rregullave. Sapo do ta marrë dhe ta lexojë vendimin do të ankohem. Por edhe tani e di se ka një numër procedurash dhe materiale të parregullta në procedurën para organit të drejtësisë”, tha Vangellovski.

Këshilli Gjyqësorë me 7 vota “për” në seancën e sotme e shkarkoi kryetarin e Gjykatës së Lartë Jovo Vangellovskin, për shkak të mos kryerjes në mënyrë profesionale të funksionit të gjyqtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat