Gjykata e Apelit i konfirmon dënimet me burg për sulmuesit e Ziadin Selës - Bota Sot
Gjykata e Apelit i konfirmon dënimet me burg për sulmuesit e Ziadin Selës

Maqedonia

Gjykata e Apelit i konfirmon dënimet me burg për sulmuesit e Ziadin Selës

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Gjykata e Apelit i ka konfirmuar dënimet me burg për të dënuarit për sulmin ndaj Ziadin Selës në Kuvend, më 27 prill të vitit 2017.

Të dënuarit pas marrjes së aktgjykimit, duhet ta pranojnë edhe aktin udhëzues për të shkuar në burg.

Gjykata Penale vitin e kaluar, të akuzuarit për dhunën ndaj deputetit Ziadin Sela i shpalli fajtor dhe i dënoi me burg.

Dënimin më të madh e mori Nikolla Vojminovski (13.6 vjet), ndërsa Kire Georgievski dhe Aleksandar Janevski-Toshta u dënuan me 13 vjet burg.

Me nga 10 vjet e 6 muaj burg u dënuan Andrej Micov, Nikollçe Dimitrievski, Oliver Oshavkovski dhe Kosta Dellov.

Nikoll Vojminovski i cili ndodhej në arrest shtëpiak deri në aktgjykimin e plotfuqishëm, u arratis dhe akoma është i pakapshëm për organet e rendit.

Për tentim vrajsen ndaj Selës fillimisht u akuzuan 10 persona, por Sasho Senkov u lirua nga akuzat, ndërsa aktakuza ndaj Stojan Pavllevskit dhe Cejo Gjorgjievskit u rikualifikua në “dhunë”, dhe pas pranimit të fajit ata u dënuan me tre vite burg, gjegjësisht një vjet e dy muaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...