Komisioni i përzier i Maqedonisë dhe Bullgarisë nesër dhe pasnesër në mbledhje të re

Maqedonia

Komisioni i përzier i Maqedonisë dhe Bullgarisë nesër dhe pasnesër në mbledhje të re

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 13:04
Foto ilustrim

Konfirmimi i rekomandimeve te Qeveritë dhe ministritë adekuate të të dy shteteve për përmirësimin e librave të historisë për klasën e gjashtë sipas sistemit arsimor bullgar, të cilat i përfshijnë periudhën mesjetare të historisë dhe festimin eventual të ndërsjellë të Goce Dellçevit janë dy temat për të cilat do të diskutojnë anëtarët e Komisionit të përbashkët mes Republikës të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, në mbledhjen e shtatë, e cila do të mbahet nesër dhe pasnesër në Sofje.

Takimi është vazhdim i atij paraprak, i cili u mbajt në Shkup në qershor, ndërsa ajo siç informojnë nga Komisioni i përzier i ekspertëve është i katërti këtë vit dhe deri në fund të vitit janë parashikuar edhe dy takime.

Deri tani Komisioni i përbashkët ka mbajtur gjashtë takime dhe u rekomandohet qeverive të të dy shteteve festimi i përbashkët i Shën Cirilit e Metodit, Shën Klimentit, Shën Naumit dhe “Car Samoili”, si dhe rekomandime për përmirësim të librave të historisë për klasën e gjashtë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe klasës së pestë në Republikën e Bullgarisë të cilat kanë të bëjnë me periudhën antike nga e kaluara.

Rekomandimet deri te të dy qeveritë për periudhën e antikës për librat e klasës së pestë në sistemin arsimor bullgar dhe për klasën e gjashtë në sistemin arsimor maqedonas ishin miratuar në mbledhjen e fundit, që u mbajt në fillim të qershorit në Shkup.

Qëllimi i mbledhjeve siç thonë nga Komisioni, është të bëhet denacionalizimi dhe depolitizimi i të kaluarës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat