Kostadinov: Mickoski është i gatshëm të rrezikojë të ardhmen në BE dhe NATO vetëm për ta shpëtuar Gruevskin

Maqedonia

Kostadinov: Mickoski është i gatshëm të rrezikojë të ardhmen në BE dhe NATO vetëm për ta shpëtuar Gruevskin

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 16:05
LSDM

Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov tha se “OBRM-PDUKM dhe Hristijan Mickoski edhe njëherë treguan se qëllimi i vetëm është ta shpëtojnë krimin e regjimit të Nikolla Gruevskit. Të gjithë e kanë të qartë, Mickoskit nuk i intereson sundimi i së drejtës dhe integrimi ynë në BE dhe NATO. Ai ka vetëm një detyrë, të mbrojë Gruevskin dhe Mijallkovin”.

“Mickoski është i gatshëm të rrezikojë bisedimet me BE-në, të sakrifikojë të ardhmen në NATO dhe të ardhmen e qytetarëve, vetëm për ta shpëtuar mentorin e tij Nikolla Gruevskin”, tha Kostadinov.

Sipas tij, përqendrimi i Mickoskit dhe partisë së tij është ndalimi dhe shpërbërja e lëndëve të PSP-së ku të akuzuar kryesorë janë funksioanrët e OBRM-PDUKM-së.

“Mickoski dhe OBRM-PDUKM do të përgjigjen para qytetarëve”, tha Kostadinov duke shtuar se për dy vite opozitë dhe 11 vite pushte, OBRM-PDUKM është dëmi më i madh i Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat