Zoran Zaev për vizitë zyrtare në Republikën e Çekisë

Maqedonia

Zoran Zaev për vizitë zyrtare në Republikën e Çekisë

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 10:44
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev sot do të qëndrojë për vizitë pune njëditore në Pragë, Republika e Çekisë.

Ai do të marrë pjesë në Samitin e kryeministrave të vendeve nga Grupi i Vishegradit dhe kryeministrave të vendeve partnere nga Ballkani Perëndimor.

Siç njoftuan nga qeveria, Zaev do të takohet me kryeministrin e Republikës së Çekisë, Andrej Babish në drekë pune të organizuar së bashku me kryeministrat e vendeve të Grupit të Vishegradit dhe kryeministrave të shteteve partnere nga Ballkani Perëndimor.

Grupi i Vishegradit përbëhet nga Hungaria, Polonia, Çekia dhe Sllovakia. Temë e këtij takimi do të jetë forcimi i politikës gjithpërfshirëse dhe bashkëpunimi ekonomik në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat