Nuk ka paralajmërim për takim të ri Zaev-Mickoski për Ligjin për PP-në - Bota Sot
Nuk ka paralajmërim për takim të ri Zaev-Mickoski për Ligjin për PP-në

Maqedonia

Nuk ka paralajmërim për takim të ri Zaev-Mickoski për Ligjin për PP-në

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 10:45
Zoran Zaev dhe Hristijan Mickovski

Të hapur për bisedime të reja, por pa paralajmërime për tërheqje nga qëndrimet tashmë të vërtetuara për prokurorinë e re publike, në të cilën duhet të inkorporohet prokuroria speciale publike, ishin qëndrimet e kryeministrit dhe liderit të LSDM-së Zoran Zaev dhe kryetari të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickovski të martën.

Të dy në konferenca për shtyp të ndara u akuzuan mes vete për mbrojtje të krimit dhe amnistisë duke i parashtruar pikëvështrimet dhe pozicionet e tyre. Paralajmërim për takim të ri tash për tash nuk ka.

Shkarkimi i prokurores speciale publike Katica Janeva, e cila është në paraburgim dhe e akuzuar në “Reket”, duhet të ndodh deri më 15 shtator, ndërsa kjo ndërlidhet edhe me miratimin e ligjit të ri për prokurori publike.

PSP dje paradite e mori shkresën, që tek ta e dërgoi prokurori shtetëror publik, Ljubomir Joveski për transferimin e lëndëve. Siç konfirmuan për AIM nga Prokuroria Speciale Publike, shkresa ka arritur në adresë të tyre, ndërkaq ata nesër do të dalin me kumtesë për hapa të mëtutjeshëm.

Joveski në një deklaratë për AIM tha se Prokuroria është e gatshme dhe ka kapacitet të veprojë rreth të gjitha lëndëve penale juridike nga PSP dhe se shpreson që procesi do të rrjedhë shpejtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...