Rrahje masive në spitalin e vjetër të qytetit në Shkup, janë sulmuar mjekët dhe policët

Maqedonia

Rrahje masive në spitalin e vjetër të qytetit në Shkup, janë sulmuar mjekët dhe policët

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 11:39
Ilustrim

Një grup i madh njerëzish kanë sulmuar të punësuarit në spitalin e vjetër të qytetit në Shkup, ndërsa janë përleshur edhe me policinë e cila ka ardhur në vendin e ngjarjes.

Në spital është pranuar një pacient me prerje në dorë, ndërsa pas tij menjëherë janë futur një grup njerëzish, të cilët kanë sulmuar mjekët që ju kanë dalë para, përcjell Telegrafi Maqedoni nga A1on.

“Ka ndodhur rrahje e madhe, është sulmuar personeli, sigurimi, pastaj policia është ftuar për ndihmë. Grupi i njerëzve ka qenë i madh, nuk kemi numër të saktë. Pacienti për të cilin kanë luftuar ka pasur prerje në dorë. Incidenti ka ndodhur pas mesnate, rreth orës 2-3. Spitali ka qenë i mbyllur për pacientët, që të parandaloheshin incidente tjera. Unë kur kam ardhur në mëngjes, kam kërkuar që sërish të hapet spitali dhe tani pacientët pranohen normalisht”, tha Ivan Spirovski, drejtor i Klinikës Universitare për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”.

Ai shtoi se incidente të tilla ndodhin çdo dy ditë në këtë spital.

Jozyrtarisht mësohet se nga ky incident ka edhe të arrestuar. Pritet që MBP gjatë ditës së sotme të jep detaje për këtë incident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat