Gjykimi për financimin ilegal të OBRM-PDUKM-së nuk e ka ndërmend të nisë

Maqedonia

Gjykimi për financimin ilegal të OBRM-PDUKM-së nuk e ka ndërmend të nisë

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 13:20
Ilustrim

Sot ka nisur gjykimi për rastin e PSP-së ‘Talir’. Seanca e fundit për këtë lëndë ka qenë para 90 ditëve. Avokatët Donço Nakov dhe Elenko Milanov kërkuan që gjykimi të ndërpritet për shkak se Katica Janeva është në paraburgim si e dyshuar në rastin ‘Haraçi’.

Më herët prokurorja Lençe Ristoska kundërshtoi listën e dëshmive të paraqitura nga të pandehurit.

Gjyqtari Osman Shabani tha gjykimi do të anulohet ndërsa seanca e radhës është caktuar më 3 tetor.

‘Talir’ është lënda e vetme e PSP-së pas afatit 30 qershor të vitit 2017. Pas kësaj date, Gjykata e Lartë vlerësoi se PSP nuk duhet të hapë hetime dhe të ngrisë aktakuza.

Në këtë lëndë të PSP-së, të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski dhe Mile Janakieski të cilët akuzohen për ‘keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim’ dhe ‘larje parash’, si dhe Ilija Dimovski, Leko Ristovski dhe Elizabeta Çingarovska të akuzuar vetëm për veprën ‘larje parash’. Për të njëjtën vepër, si subjekt juridik në aktakuzë është e përfshirë edhe partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM.

Elizabeta Çingarovska nuk do të dënohet sepse ajo u dakordua me PSP, e pranoi fajin dhe u dënua me kusht me dy vjet burg, e cila nuk do të mbahet nëse gjatë pesë viteve të ardhshme nuk kryen vepër tjetër penale.

Sipas aktakuzës, ato në mënyrë të kundërligjshme kanë marrë të paktën 4,6 milionë euro për partinë, ndërsa pastaj kanë organizuar këto para të paguhen në gjiro-llogarinë e partisë përmes fletëpagesave në emër të njerëzve të ndryshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat