Kuvendi çek votoi Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO

Maqedonia

Kuvendi çek votoi Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 13:25
Ilustrim

Kuvendi i Republikës së Çekisë sot ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Në seancë i pranishëm edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Vendet anëtare të NATO-s më 6 shkurt e nënshkruan Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në Aleancë.

Pas ratifikimit të Protkollit në kuvendet e 29 vendeve anëtare të Aleancës, Maqedonia e Veriut zyrtarisht do të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat