Trump uron Pendarovskin për Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Trump uron Pendarovskin për Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 15:31
Donald Trump

Me rastin e 8 shtatorit – Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, e ka uruar presidentin Stevo Pendarovski.

Në letër thuhet se presidenti Trump dhe qytetarët amerikanë, së bashku urojnë presidentin Pendarovski dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut, me rastin e 28 vjetorit të pavarësisë.

“Ju uroj për zbatimin e vazhdueshëm të marrëveshjes historike të Prespës, e cila sjell më shumë siguri dhe prosperitet për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Vendosmëria e vendit tuaj në parimet demokratike, sundimit të së drejtës dhe përgjegjësia e qeverisë janë për t’u lavdëruar. SHBA-të fuqishëm mbështesin Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe me padurim presim ta vazhdojmë bashkëpunimin tonë për avancimin e paqes, prosperitetit dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në letrën e Trumpit.

Urime për ditën e pavarësisë, Stevo Pendarovski ka marrë edhe nga presidenti i Francës Emmanuel Macron, ai i Rusisë Vladimir Putin, i Turqisë Rejep Taiyp Erdogan, si dhe nga shefat e shteteve të vendeve anëtare të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat